Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Samiti për klimën, ende pa ujdi, Guterres: Bota po na sheh, kemi dy zgjedhje, bursën ose jetën

antonio-guterres-750x375

“Mbarë bota po na sheh dhe kemi vetëm dy zgjedhje, ose bursën ose jetën!”. Kështu sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, kërkoi që samiti i Klimës në Egjipt të përmbyllet me një marrëveshje.

Por palët kanë ende shumë mosmarrëveshje kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga përfundimi i eventit. Duke folur nga Sharm el Sheik në Egjipt, Guterres nënvizoi se nuk është koha për të drejtuar gishtin e fajit ndaj njëri-tjetrit pasi kjo është “receta për shkatërrimin e ndërsjellë”.

Shefi i OKB-së u bëri thirrje pjesëmarrësve në samitin e klimës që të veprojnë në tre fusha kritike: të arrihet ujdi për kompensimin e humbjeve dhe dëmeve dhe mbështetjen financiare për vendet në zhvillim; të trajtohet fuqishëm hendeku i madh i emetimeve të gazrave të dëmshëm; si dhe të adresohet çështja thelbësore e financave, pra dhënia e 100 miliardë dollarëve për çështjen e klimës.

Related Posts

Leave a comment