Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ç’model i ofrojnë sot democracisë universitetet tona!

Albano-Zhapaj

Nga Albano Zhapaj

Në një kohë kur vendi ynë kërkon të jetë pjesë e familjes së madhe Evropiane, kur standardet zgjedhore politike lënë shumë për të dëshiruar, universitetet tona do të duhej të ishin vatra demokracie të padiskutueshme, modele të transmetimit jo vetëm të dijes, por edhe të mbarëvajtes, integritetit, gjithëpërfshirjes dhe respektit për njerëzit, për vendin dhe demokracinë.

Në një kohë kur ndërtimi i politikave të menaxhimit të arsimit të lartë duhej të kishin për bazë mirëqenien e studentëve dhe familjeve të tyre, e cila duhet konsideruar si “origjina dhe limiti” i ekziztencës së një institucioni të lartë arsimor, qeveria përfshihet në gjykimin dhe përçarjen mes pedagogëve.

Nëpërmjet deklaratash monologiste dhe intimidimesh të trupave akademikë, kryeministri guxon dhe i kërcënon me vetting, i anatemon dhe zhvlerëson ata nga podiumet e mediave qeveritare, pa i ftuar kurrë në një debat të hapur publik, dhe natyrisht pa ftuar në lojë edhe faktorin më kryesor për të cilin funksionon dhe ekziston universiteti, studentët e tij.

Mospërfshirja e të rinjve në vendimmarje të së ardhmes së tyre arsimore, është modeli më i shëmtuar që një shoqëri mund e duhet t`i ofrojë brezave të rinj mbi vazhdimësinë e jetës, shoqërisë dhe demokracisë.

Përdorimi i arteficave teknikë dhe burokratikë, ndërhyrja pa limit e ekzekutivit dhe kontrolli i tejskajshëm politik i procesit menaxhuese në universitet publikë, nën flamurin e gjasme reformës apo rrijtes së cilësisë në arsimin e lartë, po sjell rezultate negative dhe po krijon precedentë të shëmtuar dhe jo demokratikë.

Këto politika të mbapshta të pushtetit nuk ndikojnë aspak në modernizimin e arsimit të lartë, siç megafonohet nga të paarsimuarit që menaxhojnë politikat e arsimit të lartë, por në shndërrimin e tij në një arsim e universitet të kapur, më pak cilësor, më pak të arritshëm, më pak efektiv dhe në modelin më të keq të përçimit të demokracisë.

Leave a comment