Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Universiteti i Napolit, cikël ligjëratash për didaktikën e gjuhës shqipe

508EA5B3-D000-4883-88A5-1F13FA9BFEA9

CSADD (“Qendra e studimeve për të nxënit dhe didaktikat disiplinore”), prane Universitetit te Napolit, drejtuar nga Prof. Anna De Meo, ka përqendruar vëmendjen në disa tematika të lidhura me mësimdhënien dhe të nxënit e gjuhës shqipe, nëpërmjet një cikli ligjëratash me titull “La didattica dell’albanese L1 e L2: problemi e prospettive” (“Didaktika e shqipes L1 e L2: probleme dhe perspektiva”), që do të zhvillohet në gjashtë takime, nga data 7 nëntor deri në 20 dhjetor 2022.


Në këtë event linguistik marrin pjesë profesorë të Departamentit të Gjuhës shqipe nga Universiteti i Durrësit, Prof.as Dr. Suela Kastrati, Dr. Natasha Poroçani dhe Dr. Manjola Zaçellari, Lirim Shabani nga Agjencia për zbatimin e gjuhës në RMV, Prof. Emine Teichmann nga Universiteti i Elbasanit dhe prof. Linda Mëniku e Lili Sula nga Universiteti i Tiranës.

Takimet, të përgatitura nga Anna De Meo dhe Blerina Suta, propozojnë reflektime për anë të ndryshme të didaktikës së gjuhës shqipe si, p.sh., mësimdhënia e saj në sistemin shkollor, didaktika e leksikologjisë në fushë të shqipes, mësimdhënia e shqipes si gjuhë e huaj, promovimi i shqipes (edhe aty ku është minoritare) si gjuhë zyrtare etj.

 

Leave a comment