Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shqipëria e përmbytur, JOQ nxjerr fotot: Belinda Balluku bënte mbrëmë pazar te “Ralph Lauren” në Athinë

cats-25

Ndërkohë që një pjesë e mirë e Shqipërisë është në vështirësi të mëdha për shkak të përmbytjeve që kanë pushtuar vendin ditët e fundit, disa foto të publikuara nga JOQ Albania pretendojnë se ministrja e infrastrukturës dhe energjisë, Belinda Balluku bën pazar e qetë te “Ralph Lauren” në Athinë. Sipas portalit, kanë qenë disa qytetarë shqiptarë të cilët kanë njohur ministren Balluku mbrëmë në Athinë duke bërë pazar në dyqanin luksoz.

Ndërkohë që një pjesë e mirë e Shqipërisë është në vështirësi të mëdha për shkak të përmbytjeve që kanë pushtuar vendin ditët e fundit, ministra e infrastrukturës dhe energjisë bën pazar e qetë tek Ralph Lauren në Athinë.

Ka qenë disa qytetarë shqiptarë të cilët kanë njohur ministren Balluku mbrëmjen e sotme në Athinë duke bërë pazar në dyqanin luksoz.

Në vend që të ishte në krye të punës për të qëndruar pranë popullit të saj që po vuan nga fatkeqësitë natyrore, zëvendës kryeministrja dhe ministrja e infrasktrukturës dhe energjisë duket se “shqetësohet” për probleme më madhore siç është psonisja tek Ralph Lauren.

Sipas JOQ ministrja Belinda Balluku nuk ka qenë e vetmje gjatë shopping-ut në dyqanin luksoz të Ralph Lauren në Athinë.

Në fotot e publikuara nga JOQ Albania brenda dyqanit të rrobave firmato, shkruhet se ministrja ishte në shoqërinë e Arbër Avramit, administrator i shoqërisë “Albgaz” sh.a. me 100% të aksioneve të zotëruara nga shteti shqiptar.

Arbër Avrami dhe Belinda Balluku në nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit reciprok mes Albgaz sh.a dhe kompanisë spanjolle ENAGAS.

Avrami me pallto bezhë duke parë në telefon teksa Balluku paguan për veshjet që ka blerë.

Avrami pas ministres, të dy me sytë nga telefoni.

Administrator i AlbGaz është Arbër Avrami. Shoqëria është 100% në pronësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të drejtuar nga Belinda Balluku.

Related Posts

Leave a comment