Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ambasadorët e akredituar në Tiranë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në përkujtim të 78-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë

0-500-1669720107x15-379-697x375

Krerët e grupeve diplomatike në Shqipëri kanë marrë pjesë në ceremoninë ku u kryen homazhet për të përkujtuar 78-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, pas Luftës së Dytë Botërore.

Ceremonia u zhvillua në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku morën pjesë ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ambasadori i OSBE-së, Vincenzo del Monaco, ambasadori i Bullgarisë Momtchil Stoyanov Raytchevski dhe ambasadorë të vendeve të tjera.

Kujtojmë se më herët te Varrezat e Dëshmorëve zhvilluan homazhe dhe krerët më të lartë të shtetit, duke filluar nga presidenti Bajram Begaj, te kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
Ambasadorët e akredituar në Tiranë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në përkujtim të 78-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë Ambasadorët e akredituar në Tiranë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në përkujtim të 78-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë

Related Posts

Leave a comment