Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ilir Meta homazhe për ditën e Çlirimit, portali i familjes Berisha e quan skandal përkujtimin e kësaj dite

-800-0-4c87136bf45913963c3963a06370ed2c

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve” me rastin e Ditës së Çlirimit të Shqipërisë.

Meta ishte i shoqëruar nga eksponentë të tjerë të kësaj force politike, si Agim Nesho, Edmond Haxhinasto, Tedi Blushi, Endrit Braimllari etj.

Por portali i familjes Berisha, aleatit të Ilir Metës, e ka konsideruar si skandal përkujtimin e kësaj dite.

Por në Shkodër, jo në Tiranë, se ndryshe iu mërzitej Meta.

Dhe në kushtet kur shumë pak vetë i kanë mbetur në krah, natyrisht që Berisha nuk do që të humbasë mbështetjen e Metës.

Kujtojmë se sot festohet 79-vjetori i Çlirimit të vendit nga forcat gjermane.

Këtë ditë politika e feston të ndarë, pasi debati mbi largimin e ‘Gjermanit të fundit’ nga Shqipëria e vitit 1994, është ende i hapur, duke ndarë të dyja palët në festimin e ditës së Çlirimit të vendit.

E djathta feston 28 nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit, ndërsa 29 nëntori është festë vetëm për të majtën.

Related Posts

Leave a comment