Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Lavrov: Të shmanget “përplasja mes fuqive bërthamore”

auto_lcimg-34120397-4124-49fb-94ab-a4252cbdbc191669822710 (1)

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov thotë se është jetike të shmanget çdo konfrontim ushtarak midis fuqive bërthamore, edhe nëse ai përfshin vetëm armë konvencionale, njoftoi agjencia e lajmeve TASS.

“Është e nevojshme të shmanget çdo përplasje ushtarake midis fuqive bërthamore, qoftë edhe me përdorimin e armëve konvencionale. Përshkallëzimi mund të bëhet i pakontrollueshëm”, tha Lavrov.

Presidenti rus Vladimir Putin ka lëshuar një seri kërcënimesh bërthamore gjatë luftës në Ukrainë.

Megjithatë, disa zyrtarë të lartë kanë mohuar vazhdimisht planet e Moskës për të përdorur armë bërthamore në Ukrainë.

Related Posts

Leave a comment