Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zbardhet vrasja te ‘Kodra e Diellit’, identifikohet autori! Policia: U ndihmua edhe nga 2 shqiptarë të Kosovës

briken-sanaj-750x375

Policia e Tiranës ka mundur të zbardhë vrasjen e 39-vjeçarit Briken Sanaj, që u ekzekutua te Kodra e Diellit në Tiranë më 30 Tetor 2022. Autori i dyshuar është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Po kështu në kërkim janë shpallur dhe dy persona të tjerë, shqiptarë të Kosovës nga Peja, të cilët akuzohen se kanë ndihmuar vrasësin.

Policia e Tiranës, pas një pune profesionale disajavore, duke shfrytëzuar të dhënat e inteligjencës policore, falë përdorimit të metodave speciale të hetimit, administrimit dhe vlerësimit në kohë të provave ligjore, bashkëpunimit dhe shkëmbimit në kohe reale të informacioneve me policitë partnere, ka bërë të mundur dokumentimin ligjor të autorësisë së kësaj ngjarjeje kriminale.

Bazuar në provat e sigurura,  Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për shtetasit:

Vladimir (Vali) Kola, 39 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Shëngjin, Lezhë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;

Gjelosh Krasniqi, 49 vjeç, lindur dhe banues në Peje, i dyshuar pë veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”;

Kened Antoni, 25 vjeç, lindur dhe banues në Pejë, i dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera në funksion të procedimit penal të vitit 2022, ka rezultuar se shtetasi kosovar K. A. i ka shitur automjetin shtetasit tjetër kosovar Gj. K., më datë 24.10.2022, dhe po në këtë datë, këta shtetas e kanë futur këtë automjet në territorin e Shqipërisë dhe ia kanë vënë atë në dispozicion shtetasit V.(V.) K., i cili e ka përdorur automjetin për realizimin e vrasjes së shtetasit B. S. Pas ngjarjes, autori i dyshuar e ka djegur automjetin, në rrugën dytësore Tiranë – Durrës, së bashku me armën e krimit.

Për autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje janë kryer kërkime, si dhe është bërë shpallja në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar e tyre dhe në bashkëpunim me policitë homogole, po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar 4 automjete të përdorura nga autori i dyshuar, para dhe pas ngjarjes, 10 aparate celulare, si dhe pamje filmike që i shërbejnë hetimit.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Leave a comment