Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vuçiç falenderon Kinën për mbështetjen ndaj integritetit territorial të Serbisë

-640-0-d3a83be7fb8ca67f62febb2b8e8ecfa8

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç foli sot me zëvendësministrin e Departamentit Ndërkombëtar të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, Qian Hongshan, për aspekte të shumta të partneritetit strategjik.

Vuçiç  përsëriti mirënjohjen e tij për Presidentin e Kinës, Republikën Popullore të Kinës dhe Partinë Komuniste të Kinës për mbështetjen e integritetit territorial të Serbisë dhe pavarësisë së saj.

Ai theksoi veçanërisht se Serbia në mënyrë të palëkundur dhe konsistente e mbështet politikën e Kinës në të gjitha forumet ndërkombëtare, njoftoi shërbimi për shtyp i presidentit, shkruan Euronews Serbia.

Vuçiç vlerësoi se marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Pekinit po hyjnë në një fazë të re të zhvillimit, veçanërisht përmes planeve për gjithëpërfshirje. bashkëpunimi ekonomik, përmirësimi i shkëmbimeve tregtare dhe fluksi i investimeve të reja kineze.

Related Posts

Leave a comment