Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Deklarata e Bërnabiq: A mund të kthehet realisht policia serbe në veri të Kosovës?

-640-0-39ecd35c896c6e836b22b30c73305bd5

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi se Serbia synon të kërkojë kthimin e një numri të caktuar trupash në Kosovë.

Gjatë një deklarimi për media nga aeroporti “Nikolla Telsa” në Beograd, Bërnabiq tha se veprimet e homologut të saj kosovar, Albin Kurti, “na sollën në prag të konfliktit të armatosur”.

“Në këto rrethana, Serbia ka të drejtën dhe synimin, sipas rezolutës 1244, të kthejë një numër të caktuar trupash në Kosovë”, theksoi Bërnabiq.

Bërnabiq u bëri thirrje shteteve në botë që të respektojnë këtë të drejtë, që sipas saj buron nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ajo tha se gjatë ditës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të japë më shumë informacione lidhur me atë se si do të kërkohet kthimin e trupave në Kosovë, në bazë të kësaj rezolute.

Paralajmërim të ngjashëm bëri një ditë më parë edhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, që tha se Serbia “do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë” në Kosovë.

Shefja e Qeverisë serbe tha se Kurti aktualisht po shkakton “rrezik jo vetëm për serbët, por edhe për shqiptarët dhe mbarë Evropën”.

Ajo po ashtu u shpreh kritike ndaj Bashkimit Evropian, që tha se po reagon vetëm “kur situata është realisht dramatike”, duke shtuar se as misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, e as ai i BE-së, EULEX “nuk po bëjnë punën e tyre, as në bazë të Marrëveshjes së Brukselit dhe as sipas Marrëveshjes së Kumanovës”.

Tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur ditëve të fundit dhe që nga 6 dhjetori janë shënuar disa incidente me armë zjarri dhe granata dore.

Më 6 dhjetor u sulmuan zyrat komunale zgjedhore në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, pasi zyrtarët zgjedhorë në Kosovë po bëjnë përgatitjet për zgjedhjet lokale të caktuara për 18 dhjetor. Incidente pati edhe në ditët pasuese, përfshirë më 8 dhjetor, kur gjatë patrullimit në Zveçan, Policia e Kosovës tha se u sulmua “me armë të gjata” dhe u plagos një zyrtar policor.

Ditëve të fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës, por pa pasoja në njerëz.

Në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – pritet të mbahen zgjedhjet lokale më 18 dhjetor. Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, kundërshton mbajtjen e tyre.

Përfaqësuesit e saj kanë dhënë dorëheqje në fillim të nëntorit, në shenjë kundërshtimi ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri.

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje vazhdimisht për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, dhe në përmbushjen e obligimeve të tyre që dalin nga marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësim të BE-së në Bruksel.

Blloku evropian ka thënë po ashtu se palët duhet të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat që çojnë deri te tensionet në Kosovë dhe që të gjitha mospajtimet t’i adresojnë përmes dialogut.

Zgjedhjet në veri – Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan – u shpallën pasi kryetarët e këtyre komunave, së bashku me zyrtarë të tjerë serbë, dhanë dorëheqje në nëntor. Ata u larguan nga institucionet për shenjë kundërshtimit të një vendimi të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe.

Pas incidenteve, autoritetet në Kosovë nga 8 dhjetori nisën të rrisin prezencën policore në këtë pjesë, për shkak të siç thanë, të ofrojnë siguri për qytetarët e kësaj pjese.

Krerët shtetërorë të Kosovës kanë akuzuar “bandat kriminale” të “financuara dhe dirigjuara” nga Serbia për incidentet në veri, ndërkaq Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – tha se “bartës i rezistencës” në veri është nënkryetari i kësaj partie, Milan Radoiçiq.

Radoiçiq është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe për krim të organizuar dhe korrupsion. Ai po ashtu kërkohet nga Kosova për “frikësimin e dëshmitarëve” në rastin “Brezovica”.

residentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se në territorin e Kosovës nuk do të ketë më kurrë policë dhe ushtarë të Serbisë.

Një ditë më parë, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Serbia “do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë” në Kosovë.

Ai ka thënë se një vendim i tillë do të merret në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, përkatësisht nenin 4 dhe nenin 6 të aneksit 2.

Osmani i ka konsideruar këto deklarata si kërcënime të hapura për agresion policor dhe ushtarak.

“Kjo duhet të refuzohet e kundërshtohet qartë nga e gjithë bota demokratike, e cila i dha goditjen më të fuqishme kësaj mendësie pikërisht në vitin 1999”, ka thënë ajo përmes një postimi në Facebook.

Presidentja e Kosovës e ka dënuar edhe plagosjen e një zyrtari policor në rajonin verior më 8 dhjetor, duke e konsideruar një akt të tillë si veprim kriminal.

Policia ka thënë se njësitë që kanë qenë në detyrë “janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata” nga një veturë me targa KM.

Sipas autoriteteve shëndetësore, ai është jashtë rrezikut për jetën.

Osmani ka dënuar edhe sulmet ndaj gazetarëve, pas njoftimit se në mëngjesin e 9 dhjetorit, në pjesën veriore është sulmuar një ekip i mediumit kallxo.com.

Sipas Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, ky ekip është sulmuar nga “një grup i maskuar i serbëve në afërsi të Shkollës Teknike”.

Osmani ka bërë thirrje që autoritetet e drejtësisë të mbajnë përgjegjës personat e përfshirë në këto akte.

Related Posts

Leave a comment