Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Petkoviç: Ndërkombëtarët, përgjegjës për përpjekjen për të skllavëruar serbët në veri të Kosovës

-640-0-1672243716xpetkovic-329

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç vlerësoi se “përgjegjësinë më të madhe në përpjekjen për të skllavëruar popullin serb në veri të Kosovës dhe në çfarëdo mënyre politikisht dhe në çfarëdo mënyre e mban bashkësia ndërkombëtare.

Petkoviç u shpreh se ndërkombëtarët mbështesin fuqishëm mbajtjen e dhunshme të zgjedhjeve në të cilat serbët nuk do të votojnë, shkruan N1.

“Tani si do ta shpjegojnë përfaqësuesit perëndimorë faktin se komunitetet dhe komunat krejtësisht serbe do të udhëhiqen nga dy për qind e shqiptarëve të cilët do të jenë të vetmit që do të dalin dhe do të votojnë”, theksoi ai.

Petkoviç nënvizoi se “zgjedhje të tilla, të cilat synojnë të anulojnë ekzistencën e shumicës absolute të popullit serb në veri të Kosovës, janë vazhdimësi e terrorit dhe dhunës së Kurtit ndaj serbëve, me qëllim të pushtimit të plotë të veriut.

Related Posts

Leave a comment