Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Deputeti kroat: Serbët e Kroacisë janë thirrur për mobilizim në rast lufte në Kosovë

-640-0-1674663058xdc3c9589-8cf5-4e21-9a0e-a6d82a2c958a-555

Marijan Pavliçek, deputet në Parlamentin e Kroacisë, tha të mërkurën se nga tetori i vitit 2022, shumë qytetarë kroatë, të cilët janë edhe shtetas të Serbisë, kanë marrë thirrje për rekrutim në lidhje me mobilizimin e mundshëm të ushtrisë serbe në rast të një luftë në Kosovë.

“Në mesin e atyre që kanë marrë thirrje për mobilizim janë edhe zyrtarë të MPB-së së Republikës së Kroacisë, policë kroatë.

Siç mësojmë, të paktën 15 policë kroatë nga administratat policore të Osijek-Baranjës dhe Vukovar-Srem kanë marrë ftesa, për shkak se kanë dy shtetësi”, tha Pavliçek, transmeton mediumi boshnjak “Oslobodenje“.

Ai njoftoi se kanë dijeni për një polic kroat i cili është përgjigjur ndaj thirrjes, ka kontaktuar ushtrinë serbe dhe ka marrë udhëzime se si të sillet në rast mobilizimi ndërsa shtoi se bëhet fjalë për shkelje të sigurisë.

“Ata donin ta mbulonin këtë rast. Administrata e policisë nuk e informoi publikun kroat për këtë. Liderët e SDSS-së janë përfshirë në këtë për ta mbuluar këtë rast sepse bëhet fjalë për një pjesëtar të minoritetit serb nga rrethi i Vinkovcit”, tha ai.

Ai shtoi se ministri i Punëve të Brendshme, Davor Bozhinoviç dhe ai i Punëve të Jashtme, Gordan Grliç-Radman, nuk kanë dashur ta komentojnë rastin, të cilët, sipas Pavliçek, është dashur t’i dërgojnë një notë proteste Serbisë.

Related Posts

Leave a comment