Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mercenarët rusë të Wagner po ndezin konfliktin në Kosovë

-640-0-1672222760xwagner-976

Euronews

Në Mitrovicë, në Kosovën veriore, serbët kanë refuzuar të heqin postblloqet e tyre të përbëra nga kamionë të ngarkuar rëndë. Barrikadat po shkaktojnë trazira dhe pakënaqësi te banorët në kufi, por edhe te udhëtarët nga BE, që duan të shkojnë në Kosovë në fund të vitit.

Qeveria e Kosovës fajëson Beogradin për tensionet e fundit- dhe mesa duket qëndrimi pro-rus i Serbisë qëndron gjithashtu pas përshkallëzimit aktual.

Sipas raportimeve të medieve, mercenarët rusë të Wagner po shkaktojnë trazira në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës dhe po ngacmojnë shqiptarët e Kosovës.

Portali i lajmeve në gjuhën shqipe, LeCanton27, shkruan: “Mijëra emigrantë nga Zvicra janë bllokuar në Serbi. Ata kërcënohen dhe ofendohen nga bandat serbe dhe mercenarët rusë, mes tyre edhe të dehur”.

Trupat e Wagner të të besuarit të Putinit, Yevgeny Prigozhin, jo vetëm që luftojnë në Ukrainë, por përpiqen gjithashtu- edhe përmes medieve sociale- të zgjerojnë ndikimin ndërkombëtar të Rusisë.

Eksperti Skënder Pertreshi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në Prishtinë, shpjegon: “Ideja e Serbisë dhe Rusisë është që të përpiqen së bashku që të krijojnë konflikte dhe kriza kudo që luan rol Perëndimi. Duke krijuar destabilitet në rajon, ata synojnë zgjerimin e ndikimit të Rusisë dhe Serbisë në rajon”.

Related Posts

Leave a comment