Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Xhaçka reagon sërish për barrikadat serbe: Shqipëria është me Kosovën në çdo hap!

-640-0-1672170979x317092609-697195015096087-2854527851240323134-n-514

Situata mjaft e tensionuar në veri të Kosovës është cilësuar si krizë e tejzgjatur nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka. Ministria e Jashtme e Shqipërisë është shprehur se barrikadat në veri nuk janë vendosur nga revolta e popullit por nga grupet kriminale. Në një reagim në rrjetin e saj social, Tëitter Xhaçka shkruan se këto skena të rikujtojnë ditët e errëta të viteve 90 në periudhën e regjimit jugosllav.

Ministrja shprehet se nuk është momenti dhe as koha për të kryer kërcënime ushtarake. Shqipëria është së bashku me Kosovën në këtë situatë të vështirë.

“Po ndjekim me keqardhje minutë pas minute shfaqjen e një krize të tejzgjatur në mënyrë artificiale në veri të Kosovës dhe jemi thellësisht të shqetësuar nga përshkallezimi i tensioneve.

Barrikadat që janë ngritur në veri, jo prej ndonjë vale zemërimi popullor, por nga një grup kriminelësh famëkeq, nuk po pengojnë thjesht vijimin normal të jetës. Ato janë po ashtu skena që të kujtojnë ditët e errëta të viteve 1990 të cilat rajoni ynë i ka lënë pas njëherë e mirë bashkë me ish Jugosllavinë që shkoi e vate.

Për pak vjen viti 2023! Kjo nuk është koha për të bërë kërcënime ushtarake apo për sulme të papranueshme kundër Policisë së Kosovës, KFOR dhe Policisë së EULEX. Kjo është koha për dialog dhe bashkëpunim. Kjo përballje e rrezikshme duhet të marrë fund dhe autorët duhet të nxirren përpara drejtësisë.

Ne jemi me Kosovën në këtë situatë të vështirë dhe i bëjmë thirrje autoriteteve serbe të mos i justifikojnë as barrikatat e as grupet kriminale që refuzojnë t’i largojnë ato. Të luash me zjarrin  është një ide shumë e keqe për të ardhmen e të gjithë fëmijëve tanë.”- shkroi Xhaçka.

Related Posts

Leave a comment