Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Fajësoi fermerët, Erion Braçe i kthehet ministres: Tmerr të bësh fajtor bujkun që mbjell, shërben dhe shpenzon

-640-0-1672184354xbrace-krfica-544

Deputetit socialist, Erion Braçe nuk i ka lënë aspak shije të mirë deklarata e ministres Frida Krifca pas mbledhjes së qeverisë, e cila në një koment për mungesën e tregut për vajin e ullirit fajësoi fermerët se kanë mbjellë pa planifikim.

Sipas tij, është tmerr të fajësosh bujkun se mbjell në një kohë që nuk ka sot një grumbullues që të grumbullojë ulli në magazinën e ndërtuar me paratë e shtetit.

“Per ULLIRIN;

Deri dje kishim hall mungesen e prodhimit;

dy vite me rradhe kemi hall prodhimin;

Tmerr te besh fajtor bujkun qe mbjell, sherben, shpenzon, prodhon, tmerr!

Lawsuit Seeks to Stop San Francisco From Destroying Homeless Camps
Keep Watching

 

Nderkohe, me tregoni nje grumbullues qe magazinen e ndertuar me parate e shtetit, po grumbullon ulli!”, shkruan Braçe në rrjetet sociale.

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca është pyetur ndërkohë një ditë më parë, se përse nuk merren parasysh propozimet e deputetit socialist Erion Braçe për sektorin e bujqësisë.

Krifca tha se është e hapur të bashkëpunojë me çdo deputet të grupit të PD, sidomos me Braçen, për të cilin tha se ka shumë respekt.

“Unë këtu fals si ministre, jo qëndrime personale që janë të bazuara në shifra fakte, programe të ministrisë që janë produkt i një konsultimi me aktorët e bujqësisë, ekspertët e bujqësisë që punojnë aty prej 30 vitesh, bashkë me shoqatat e sektorit të bujqësisë dhe universitetin bujqësor të Tiranës dhe deri më tani kemi bërë kështu dhe kështu do veprojmë edhe më tej.

Konsultoj politikat me grupin e PS, s’kam pasur asnjë kërkesë pa kthyer përgjigje, e hapur të bashkëveproj më këdo deputet, aq më tepër me Braçen për të cilin kam shumë respekt”, tha Krifca.

Related Posts

Leave a comment