Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Detaji i fortë/ Vrau 31-vjeçarin, çfarë iu gjet “Kobrës” në shtëpi

kobra-2

Kanë vijuar kontrollet në shtëpinë e Dibran Hoxhës, të njohur si “Kobra”. Për pasojë, mësohet se është zbuluar një kasafortë, e cila mund të përmbajë ndonjë prove të rëndësishme për ngjarjen. Mediat vendase bëjnë me dije se objekti në fjalë nuk është hapur ende, pasi pritet që të zhvillohen disa procedura, përfshirë marrjen e disa urdhëresave dhe ftesën Njësisë kundër Eksplozivëve.

Gjatë kontrolleve po ashtu është gjetur një granatë dore dhe disa fishekë. Kasaforta, ishte e kamufluar në disa hapësira në shtëpinë e Hoxhës. Dibran Hoxha është i dyshuari kryesor për vrasjen që ka ndodhur në orët e mëngjesit të 3 janarit në lokalin e tij “Kobra City” në Prizren.

Leave a comment