Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Bosnje dhe Hercegovina nderon Putinin me medaljen më të lartë të nderit

-640-0-3172bb0bb718e3ba972760f747a31625

Udhëheqësi separatist serb i Bosnjes i dha të dielën presidentit rus Vladimir Putin medaljen më të lartë të nderit për “shqetësimin dhe dashurinë e tij patriotike” për gjysmën e Bosnjes të kontrolluar nga serbët.

“Putini është përgjegjës për zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve politike dhe miqësore midis RS (Republika Srpska) dhe Rusisë”, tha presidenti serb i Bosnjes, Milorad Dodik, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në bastionin serb të Bosnjes në Banja Luka.

Dodik, i cili vizitoi Putinin në shtator në Moskë, ka mbajtur lidhje të ngushta me presidentin rus pavarësisht luftës së Rusisë në Ukrainë.

Medalja do t’i dorëzohet Putinit gjatë takimit të ardhshëm mes të dyve. Moska është akuzuar shpesh nga Perëndimi se kërkon të destabilizojë Bosnjën dhe pjesën tjetër të Ballkanit nëpërmjet përfaqësuesve të saj në Serbi dhe Bosnje.

Dodik e nderoi Putinin me rastin e “ditës së Republikës Srpska”, e cila është konsideruar e paligjshme nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjes.

Leave a comment