Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zbardhet itinerari i Alda Klosit gjatë ditës së grabitjes: Si e lajmëroi vajza gjimnaziste për vjedhjen

-640-0-5e3918b3d580638cd8191ebbe6dcc382

Alda Klosi, ish-shefja e kabinetit të Arben Ahmetajt, e ka kuptuar më datë 15.12.2022, rreth orës 14:10 minuta vjedhjen që i është bërë në banesën me qira.

Ajo ka njoftuar se i është grabitur banesa Sallën Operative të Policisë Tiranë se në Rrugën e “Kosovarëve”, tek pallati “Orion”.

Menjëherë pas njoftimit të marrë është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para hetimore i është marrë deklarimi Alda Klosit, e cila deklaron se, prej rreth dy muajve kishte marrë një banesë me qira tek pallati ‘Orion” në Rruga e “Kosovarëve”, ku jetonte së bashku me vajzën e saj të mitur.

Me datë 15.12.2022, rreth orës 10.08 ajo ka dalë nga banesa, ka mbyllur derën me çelës dhe ka marrë makinën poshtë pallatit dhe ka shkuar në një takim me dy mikeshat e saj tek OSHEE.

Mbasi ka mbaruar takimin ka shkuar në zyrë tek Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare që ndodhet në afërsi të Gardës së Republikës.

Rreth orës 14.00 atë e ka telefonuar vajza e saj dhe i ka komunikuar se dera e banesës ishte e hapur, ajo i ka komunikuar se e ka mbyllur dhe më pas ka shkuar tek banesa ku ka konstatuar se tek dhoma e gjumit të gjitha rrobat e dollapit kanë qenë të hedhura mbi krevat dhe në dysheme.

Pas kontrollit të bërë ajo sqaron se i mungonin të gjitha bizhuteritë të shumë viteve të cilat i ka pasur tek sirtari i parë i komodinës së vogël, në krah të dollapit. Në lidhje me vjedhjen e banesës së saj e dëmtuara ka pasur dyshimet kryesore tek pastruesja e cila quhet Rozeta Dobi.

Hetuesit kanë pyetur vajzën e Klosit, e cila rreth orës 7.30 ka dalë nga banesa dhe ka shkuar në shkollën “Sami Frashëri”, pasi ishte nxënëse në vitin e parë.

Ajo ka qëndruar në shkollë deri në orën 11.30. Më pas është ulur tek Hotel “City” qe ndodhej tek Rruga e Barrikadave” ku ka pirë kafe me shoqërinë e klasës. Rreth orës 13.50 ka shkuar tek zyra e nënës së saj Alda Klosi tek zona e Gardës ku ka qëndruar vetëm për disa minuta dhe më pas në këmbe ka shkuar tek shtëpia në Rrugën e Kosovarëve.

Në momentin që ka qenë tek banesa ka konstatuar se dera ishte pak e hapur, është futur ne shtëpi dhe ka konstatuar se pjesa e kuzhinës ishte në rregull dhe me pas është futur në dhomën e gjumit ku ka konstatuar se rafti ishte i hapur dhe te gjitha rrobat ishin të hedhura në tokë. Pas kësaj menjëherë ka telefonuar mamanë e saj dhe i ka treguar për këtë situatën.

Për ngjarjen është pyetur administratori i pallatit “Orion” shtetasi A. N., i cili sqaron se me datë 15.12.2022 rreth orës 12.30 është larguar për në shtëpinë e tij.

Rreth orës 14.00 e ka telefonuar një banor i pallatit te cilin e njihte me emrin L. dhe i ka thënë se kishte ngelur një fëmije në ashensor. Pas kësaj menjëherë ka shkuar tek pallati dhe ka shikuar një zonjë që banon në katin e parë të pallatit që po qante në trotuar dhe disa persona të tjerë.

Është afruar dhe ka mësuar ne lidhje me vjedhjen e banesës së shtetases Elda Klosi. Ai sqaron se gjate kohës që ka qenë në punë rreth orës 06.30 dhe deri në orën 12.30, nuk ka parë ndonjë person të dyshimtë.

Related Posts

Leave a comment