Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Grabitja në shtëpinë e zyrtares, nënë e bir dalin para gjykatës, 49-vjeçarja me lot në sy

-640-0-1673258757xcapturepng-193 (1)

Rozeta Dobi dhe Havier Dobi, nënë e bir kanë dal sot para gjykatës për vjedhjen e parave që 49-vjeçarja bashkë me djalin e saj kanë marrë në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi. Siç shihet edhe nga video, 49-vjeçarja ka dalë e përlotur para trupës gjykuese.

Përgjimet ambientale në paraburgim mes Rozeta Dobit dhe Havier Dobit kanë nxjerrë zbuluar nënë e bir. Ata u arrestuan për shumën e grabitur 120 mijë euro në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi, por të dy janë përgjuar teksa flisnin me njëri-tjetrin edhe për vlera të tjera parash që i kanë akoma në banesë dhe që nuk janë gjetur nga policia. Këto përgjime kanë çuar sërish policinë në shtëpinë e tyre për një kontroll të imtësishëm.

Diskutimi i nënë e bir ka qenë me kode, duke u shprehur se paratë janë lart në shtëpi, të cilat do i përdorte ROzeta për të nxjerr Havierin nga burgu, pasi plani i të dyve ishte që fillimisht 23-vjeçari të merrte përsipër fajin.

Pas përgjimit policia menjëherë zbarkoi në banesë dhe gjeti 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, mijë euro të tjera të cilat ishin të paketuara, të fshehura në tubin e aspirimit.

Related Posts

Leave a comment