Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Marash Kumbulla del nga “tuneli”; Mourinho e projekton titullar në dy ndeshje radhazi

1399412226.0

Më në fund titullar, dy herë radhazi. Marash Kumbulla del nga “pusi” i të harruarve dhe luan një shans të dyfishtë për t’u ngjitur lart. Sonte ai do të luajë në vend të Smalling, i cili duhet të ndalet për të mos “zemëruar” trupin e tij. Të dielën duhet të zëvendësojë Ibañez, që u ndëshkua kundër Milanit dhe do të ndalet për skualifikim.

Deri më tani, sezoni ka qenë plot lajme negative për mbrojtësin shqiptar: vetëm 49 minuta të luajtura. I zgjedhur nga Mourinho si titullar, sërish në vend të Smalling, ai u detyrua të largohej pas 28 minutash për shkak të një dëmtimi muskulor. Nga ai moment, mes dëmtimit dhe preferencave të trajnerit, Kumbulla u rishfaq në kampionat vetëm për 2 minuta kundër Lecce.

Absolutisht, duke përjashtuar angazhimet e kombëtares shqiptare në nëntor, ai ka qenë spektator i ndeshjeve që nga 27 tetori, kur iu dhanë edhe 6 minuta të tjera në Helsinki. Megjithatë, ai kurrë nuk protestoi, gjithmonë punoi shumë në stërvitje, duke merituar vlerësimin e Mourinhos, i cili kishte ndryshuar hapur mendimin për të vitin e kaluar. Pasi e cilësoi si një mbrojtës të papjekur, e rivlerësoi atë falë qëndrimit të treguar çdo ditë përpara tij në Trigoria.

Fizikisht Kumbulla është mirë. Por ai duhet t’i sprovojë këmbët në ndeshje për të rifituar gjendjen më të mirë atletike. Nuk është e lehtë për një djalë 1.91 m të gjatë që të vijë menjëherë në formë. Ndeshja kundër Genoa mund t’i shërbejë atij si një “provë kostumi” në funksion të Fiorentinës, edhe nëse Mourinho e ka parë gjithmonë atë si zëvendësues të Smalling në këtë sezon të dytë te Roma.

Në mungesë të Ibañez, ai bëri që Viña të luante si qendër e majtë. Ndërkohë, Kumbulla do të luajë në Kupën e Italisë. Nëse ai dëshmon vlerën e tij, gjë që është e pamohueshme, mund të konfirmohet edhe në kampionat të dielën.

Për klubin dhe në veçanti Tiago Pinto, shqiptari mbetet një trashëgimi për t’u mbrojtur. I blerë për gati 30 milionë euro nga Verona në verën e vitit 2020, Kumbulla ishte në fakt blerja e parë e drejtuesve të rinj, Friedkin. Dy sezonet e para i mbylli me një bilanc të kënaqshëm, 28 paraqitje nën drejtimin e Fonseca dhe po aq me Mourinho, ndërsa tani është prapa në hierarki.

Por nuk do të shitet në tregun e janarit, nëse nuk vjen një ofertë stratosferike që duket jashtë kontekstit. Roma sigurisht që nuk ka interes ta huazojë atë. Dhe ai nuk ka ndërmend të kalojë në një ekip më pak prestigjioz, ku do të luante edhe më shumë. Kumbulla zgjodhi Romën për të vënë veten në provë dhe ka ende kohë për të provuar veten në sfidë.

Ai do të mbushë 23 vjeç më 8 shkurt, gjë që mesatarisht për mbrojtësit e Serie A e përfshin ende kategoria e të rinjve. Më pas në qershor do të përpilohen shumat, sipas nevojave të buxhetit dhe nevojave të lojtarit. Por nuk është koha për të parë kaq larg. Sot ka vetëm Genoa për Kumbullën.

Related Posts

Leave a comment