Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mourinho nuk ndal lotët pas fitores së Romës: Dua të qëndroj këtu

-640-0-628f1325c4d12

Lot të sinqerta në fund të ndeshjes për Jose Mourinho, kampionin e parë të Conference League me Romën e tij që mundi 1-0 Feyenoord-in në finalen e Tiranës.

Trajneri i Romës nuk mund të fliste në intervistën pas ndeshjes për shkak të emocioneve.

“Ka shumë gjëra në kokën time tani. Kam 11 muaj në Romë dhe menjëherë e kuptova se ku isha. Siç u thashë djemve, në Torino bëmë atë që duhej të bënim duke u kualifikuar në Europa League, bëmë detyrën tonë”, thotë Jose, i cili shton: “Sot nuk ishte punë, sot ishte histori dhe ne e shkruam”.

Pas fitores së Champions me Interin, Mourinho i riktheu dinjitetin futbollit italian në nivel klubesh, duke i rikthyer Italisë një trofe evropian 12 vjet më vonë.

“Që nga fillimi e kishim kuptuar që Conference League mund të ishte një objektiv që mund të arrihej. Edhe pse pastaj hynë në garë skuadra të forta. Ishte një kompeticion të cilin e synonim, pa humbur objektivin kryesor, që ishte ai i kualifikimit në Europa League” u shpreh tekniku italian, shkruan “Sky Sport”.

Më pas Jose u shpreh se dëshiron që të vijojë të qëndrojë te Roma.

“Unë do të qëndroj, edhe nëse vjen ndonjë zë… Unë dua të qëndroj te Roma, mbetet vetëm të kuptohet ajo që pronarët tanë, që janë persona të mrekullueshëm, duan të bëjnë në sezonin e ardhshëm. Pasi mund të vazhdojmë një projekt shumë të bukur, mbetet të kuptohet drejtimi që duhet marrë. Është historia e Romës, por edhe e imja. Kam mësuar vetë, pak më parë se vetëm unë, Trapatoni dhe Ferguson kemi fituar trofe europiane në 3 dekada të ndryshme.

Çfarë ka ndryshe nga fitoret e tjera? Është një gjë të fitosh me skuadra të ndërtuara për këtë gjë, një gjë tjetër ta bësh me Interin pas shumë vitesh dhe me Romën. Është shumë, shumë speciale, një gjë që të bën të përjetshëm. Në këtë moment mendoj për veten, por më shumë për këta romanistë që po bëjnë festë. Sigurisht që ndjehem romanist. Unë jam me të gjithë ata të cilët bashkë me mua bëjnë një familje, që krijojnë një objektiv, që janë bashkë në momente të vështira. Sot, me respektin më të madh për klubet e mia të vjetër, unë ndjehem romanist 100%”, tha trajneri i Romës.

Related Posts

Leave a comment