Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Nuk do ta shoh vitin 2024”- Ish-anëtari i Dumës ruse paralajmëron vrasjen e Putinit

-640-0-f4021c46e429d360587875ef79da8b7d

lya Ponomarev, figurë e opozitës ruse në mërgim, i cili ishte i vetmi anëtar i parlamentit rus që votoi kundër aneksimit të Krimesë nga Moska në vitin 2014, ka thënë se Vladimir Putin nuk do të jetojë për ta parë vitin e ardhshëm.

Ponomarev ishte anëtar i Dumës Shtetërore të Rusisë nga viti 2007 deri në vitin 2016, por tani është i vendosur në Ukrainë, ku ka nënshtetësi dhe po drejton një lëvizje opozitare që ai shpreson se do ta shndërrojë Rusinë në një demokraci funksionale.

Ponomarev parashikon në deklaratën e tij më të fundit se lideri rus nuk do të arrijë të jetojë deri në vitin 2024, pasi do të vritet nga rethi i brndshëm i tij.

“Fuqia e Putinit qëndron në pozicionin e tij si një mashkull alfa, si personi që është i pathyeshëm. 2022 ishte viti kur ky pozicion filloi të zbehej. Parashikimi im mbetet ende se ai nuk do ta shohë ditëlindjen e tij të ardhshme,” tha Ponomarev për Newsweek.

“Ëndrra ime personale është padyshim që të shoh Putinin në Hagë, por nuk mendoj se ai do t’ia dalë,” tha Ponomarev. Ata që e rrethojnë nuk do ta lejojnë të shkojë në Hagë, sepse dëshmia e tij në fakt mund të jetë shumë e dëmshme për ta… kështu që ai do të vritet”, vijoi Ponomarev.

Ponomarev është një nga organizatorët e Kongresit të Parë të Deputetëve Popullorë të Rusisë, një grup që u takua në Poloni në nëntor për të krijuar një kushtetutë që thotë se ofron një rrugë për Rusinë drejt një demokracie funksionale.

Leave a comment