Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Joe Biden në aferën e dokumenteve sekrete: Pse gjetjet janë në interes të republikanëve

-640-0-1666699118xbidenpng-101 (1)

Avokatët e presidentit amerikan Joe Biden kanë gjetur një grup të ri dokumentesh konfidenciale, pasi pranuan disa ditë më parë se dosje të tilla u zbuluan në zyrën private të Biden vjeshtën e kaluar.

Dokumentet datojnë në periudhën kur Biden shërbente si zv. president dhe zbulimi shkaktoi reagime të shumta te republikanët të cilët tani kërkojnë që autoritetet të merren me Biden në të njëjtën mënyrë si me ish-presidentin Donald Trump.

Zbulimi fillestar i dokumenteve të klasifikuara në ish-zyrën e Biden nxiti një kërkim për vende të tjera ku mund të ishin lënë dokumente nga koha e tij si zv. president. Nuk dihet ende se kur dhe ku i gjetën avokatët e Biden dokumentet shtesë.

Nuk ka asnjë informacion se çfarë përmban ky grup i dytë dokumentesh dhe kur bëhet fjalë për të parin, gazetarët e CBS News pretendojnë se ato nuk përmbajnë sekrete bërthamore, ndërsa CNN jep informacione disi më të detajuara, ku thuhet se ka memorandume nga inteligjenca amerikane,  shërbimet dhe materialet për informime, të cilat i referohen Ukrainës, Iranit dhe Britanisë së Madhe.

Kryetari i ri republikan i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencive Qeveritare, James Comer, tha se ky organ është “i shqetësuar se presidenti Biden ka komprometuar burimet e inteligjencës”, raporton BBC.

Comer i ka kërkuar Shtëpisë së Bardhë që të dorëzojë dokumentet dhe komunikimet e saj në lidhje me materialet e klasifikuara, si dhe një listë të njerëzve që kishin akses në atë hapësirë ​​zyre, deri më 24 janar.

Është interesante se zbulimi i materialeve të klasifikuara vjen në një kohë kur prokurori special Jack Smith po heton ish-presidentin Donald Trump për keqpërdorim të mundshëm të dokumenteve të klasifikuara në resortin e tij Mar-a-Lago në Florida. Hetuesit federalë sekuestruan të paktën 325 dokumente të klasifikuara nga Trump si pjesë e hetimit të tyre.

Related Posts

Leave a comment