Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sulmet ruse në Kiev, Joe Biden: Rusia tregoi se nuk e ka problem të vrasë civilë

-640-0-2130ea01789f5d0906c58790708b858f

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dënoi ashpër sulmet e fundit ajrore në Kiev, të cilat u rikthyen në kryeqytetin ukrainas pas shumë muajsh, duke shkaktuar viktima në radhët e civilëve.

Përmes një deklarate për shtyp, Biden u shpreh se me këto sulme pa asnjë objektiv ushtarak, Rusia tregoi edhe njëherë brutalitetin e saj ndaj civilëve të pafajshëm.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmet e sotme ajrore të Rusisë në Ukrainë. Këto sulme vranë civilë dhe shkatërruan objekte jo ushtarake, duke treguar edhe njëherë brutalitetin e luftës ilegale të Putinin ndaj popullit ukrainas”, tha Biden.

Për këtë arsye, kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se SHBA do të qëndrojnë përkrah popullit ukrainas, përsa kohë që do të jetë e nevojshme.

Të njëjtin qëndrim mbajti dhe sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i cili gjatë një bisede me ministrin e Jashtëm ukrainas, Kuleba premtoi vijimin e mbështetjes amerikane për Ukrainën me asistencë ekonomike, humanitare dhe ushtarake, me qëllim që të mbrojë qytetarët e saj.

Related Posts

Leave a comment