Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Biden bisedon me Netanjahun, garanton mbështetje “me të gjitha mjetet”

-800-0-97b28d10ec1bf17e1308e67ebb02b77c

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden e dënoi “sulmin e tmerrshëm kundër Izraelit nga terroristët e Hamasit”, ndërsa njoftoi se kishte biseduar me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Biden i tha udhëheqësit izraelit se “ne jemi të gatshëm t’i ofrojmë qeverisë dhe popullit izraelit të gjitha mjetet e duhura të mbështetjes”.

Presidenti Biden thotë se shteti hebre “ka të drejtë të mbrojë veten dhe popullin e tij”.

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan çdo palë tjetër armiqësore ndaj Izraelit që kërkon përfitime në këtë situatë.

Presidenti theksoi gjithashtu se mbështetja e administratës së tij për sigurinë e Izraelit është “e fortë dhe e palëkundur”.

Departamenti Amerikan i Shtetit i dënoi sulmet terroriste të Hamasit ndaj Izraelit duke thënë se asnjëherë nuk ka justifikime për terrorizmin. Departamenti i Shtetit tha se vazhdon të jetë në kontakt të vazhdueshëm me partnerët izraelitë dhe se Shtetet e Bashkuara mbështesnin të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken kishte planifikuar një vizitë në Lindjen e Mesme me ndalesa në Izrael dhe Arabi Saudite, më vonë gjatë këtij muaji, por këto plane jane pezulluar për momentin, thanë për agjencinë e lajmeve Associated Press disa zyrtarë amerikanë që folën në kushte anonimiteti.

Related Posts

Leave a comment