Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ushtarit ukrainas i hiqet granata nga trupi, operacioni konsiderohet i jashtëzakonshëm

-640-0-9ae56328929f784949a2aca901cadbe6

Mjekët në Ukrainë kanë kryer një ndërhyrje të jashtëzakonshme kirurgjikale, duke hequr një granatë të pashpërthyer nga gjoksi i një ushtari.

Lajmi u dha nga zv/ministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar, e cila tregon se operacioni ishte shumë i vështirë dhe se granata mund të shpërthente nga momenti në moment.

Në sallë ku u krye ndërhyrja ishin të pranishëm dhe dy xhenierë për të mundësuar sigurinë. Pas disa minutash, mjekët arritën të nxirrnin mjetin shpërthyes që ndodhej shumë pranë zemrës së ushtarit të plagosur.

Zv/ministrja ka postuar dhe dy foto të radiografisë që tregojnë granatën në trupin e ushtarit dhe momentin kur mjeku e nxjerr prej tij.

Operacioni ishte tepër i rrezikshëm dhe mund të hyjë në librat e mjekësisë për vështirësinë që ai paraqiste për pacientin, por edhe mjekët.

Ushtari momentalisht ndodhet në terapi intensive, ku po e merr vetën ndërsa granata u asgjësua nga ekipi i xhenierëve.

Related Posts

Leave a comment