Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Analizë e gjendjes së sigurisë”/ Presidenti Begaj thërret mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar

auto_begajjj1674044800

Presidenti I Republikës, Bajram Begaj thërret mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Mbledhja e cila pritet të zhvillohet më 23 janar në 14:00, pritet të analizojë gjendjen e sigurisë kombëtare në vend si edhe të diskutojë mbi prioritetet e vitit 2023“.

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon që të japë një panoramë të plotë dhe integruar të gjendjes së Sigurisë Kombëtare në Republikën e Shqipërisë dhe të diskutojë prioritetet për vitin në vijim në funksion të angazhimit të plotë, gjithëpërfshirës të institucioneve në garantimin e sigurisë, lirisë dhe mirëqënies së qytetarëve.” thuhet në njoftimin shpërndarë mediave.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar janë ftuar të marrin pjesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit Kombëtar si edhe drejtues të institucioneve me rëndësi për sigurinë kombëtare.

Related Posts

Leave a comment