Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pas 20 vitesh, Britney Spears bën një postim për ish-in e saj, Justin Timberlake dhe e fshin menjëherë

_116935432_jbgettyimages-74701786

Britney Spears po kujton kohët e vjetra dhe në postimin e saj të ri në rrjetet sociale, ajo ndau foto të saj duke luajtur basketboll me ish të dashurin, Justin Timberlake.

“Kur luajtëm BASHKË… atëherë ndodhën mrekullitë!!! ”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotos që ka shpërndarë. Dy yjet e pop-it kishin lidhje nga viti 1999 deri në vitin 2002.

Megjithatë, Britney Spears e përfundoi postimin duke “thumbuar” Justin, i cili e lëndoi atë rreth 20 vjet më parë.

“Unë dola nga barku i mamasë sime si të gjithë!!! Psss… Pse më braktisni gjithmonë??? Unë jam e barabartë me të gjithë!!!”, ka shkruar ajo në një postim që e fshiu menjëherë.

Postimi i Britney ndodhi vetëm një ditë pasi bashkëshorti i saj, Sam Asghari, reagoi për veprimit e këngëtares, e cila u rrëzua në një restorant dhe u grind me klientët që po i fotografonin.

“Mos e besoni atë që lexoni në internet”, shkroi aktori të hënën pasi TMZ publikoi një artikull ku pretendonte se Britney po sillej jashtë normave në publik.

Related Posts

Leave a comment