Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

HYSEN IBRAHIMI, OSE PENA E VYER PAN SHQIPTARE

VEPRA 4-POSA KA DALUR NGA SHTYPI, JANAR 2023

Nga  Shaqir Foniqi

Sot doli nga shtypi libri i radhës, i titulluar ”VEPRA 4 (Veprimtari kulturore),
autor z. Hysen Ibrahimi. Botues: Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë
”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.
HYSEN IBRAHIMI, OSE PENA E VYER PAN SHQIPTARE
Aktivisti i paepur dhe i palodhur për kauzën kombëtare, Hysen Ibrahimi, prej
shumë vitesh zhvillon aktivitet pan shqiptar në shtetet skandinave, në veçanti në
Suedi. Ai, qoftë si kryetar shumëvjeçar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve
Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani” në Suedi, qoftë si aktivist i thekur,
gjithmonë ishte një zë i fuqishëm i shqiptarizmës. Ibrahimi nuk u lodh kurrë në
rrugëtimin e tij, si një marathanomak, për çështjen shqiptare dhe sensibilizimin e
saj në vendet skandinave.
Puna e tij e vyer i ngjason një peme plot me frute atdhetare, në shkallë lapidare.
Hysen Ibrahimi po lë gjurmë të thella edhe në publicistikë, duke botuar tituj me
opinione, por edhe monografi.
Ai, duke ditur se gazetaria është sikur pema që rrënjët i ka të hidhura, por frutin e
ka të ëmbël, i ka hyrë kësaj hullie me plot elan dhe dashuri.
Ai tashmë është dëshmuar më se një herë se shkrimin e ka pasion dhe vokacion
shpirtëror, prandaj çdo vepre i qaset me seriozitet dhe angazhim deri në admirim.
Ky elan e përshkon edhe veprën e tij të radhës, të titulluar ”VEPRA 4”,
(Veprimtari kulturore), cila pa dyshim do të jetë një gjerdan plot shkrime
interesante dhe faktografi të përzgjedhura e domethënëse.
Pra, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”,
Suedi, që nga themeli e ruan dhe kultivon prefiksin Pan shqiptare, sepse është bērë
një vatër e ngrohtë, ku të gjitha mendjet e ndritura gjejnë vend, me shkrimet e
vyera, e me taban kombëtar!
Ajo, ka relacione të ngrohta me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës,
me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe me intelektual nga e gjithë

gjeografia jonë kombëtare, ku organizohën aktivitete të rëndësishme e të
përfillshme shkencore, me çka shoshitën çështje të mëdha, që kanë të bëjnë me
fatin e kombit!
Një Akademi do të organizohet edhe sivjet më 18 shkurt 2023 me rastin e 500
vjetorit të Mbretërisë së Suedisë dhe 15 vjetorit të shtetit të Kosovës.
Me një fjalë, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI
Albani”, Suedi, me qendër në Suedi, është për çdo lakmi.
Kësisoj, unë, në cilësinë e recensentit, kam dhënë pëlqimin për botimin e veprës së
tij, shoqëruar me urimin dhe shpresën se nuk do të ndalet në rrugëtimin e tij
shkrimor.

Related Posts

Leave a comment