Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“S’e durojnë Guardiolën”, zbulohen pesë “rebelët” e Man City

-640-0-1674737137xpep-guardiola-f365-15-474

Manchester City nuk ka hequr dorë nga Premier League, djemtë e Pep Guardiolës duan të fitojnë titullin për herë të pestë në gjashtë vitet e fundit, por Arsenali po “fluturon” dhe fokusi është kthyer te Champions League, objektivi i shumëdëshiruar nga “Cityzens”.

Por, situata nuk duket aq e mirë në kampin e skuadrës së Pep Guardiolës dhe shkaku lidhet pikërisht me trajnerin spanjoll. El Chiringuito raporton se pesë futbollistë të Manchester City janë të pakënaqur me Guardiolën.

Ata janë Ilkay Gundogan, Bernardo Silva, Kyle Walker, Joao Cancelo dhe Aymeric Laporte. Shkaqet lidhen kryesisht me kontratat e tyre, por edhe me raportet personale me trajnerin.

“Këta të pestë janë kandidatët kryesorë për t’u larguar nga Manchester City në fundin e sezonit”, u shpreh gazetari Jose Alvarez.

Sa i përket mesfushorit gjerman, ai ndodhet në vitin e fundit të kontratës dhe media të ndryshme raportojnë prej kohësh që ka një paraakord me Barcelonën, ekip ku pritet të transferohet me parametra zero në verë.

Bernardo Silva e ka shprehur publikisht dëshirën e tij për t’u rikthyer në Portugali, por pa e specifikuar se kur, ndërkohë që emri i tij është lidhur edhe me PSG-në e Barcelonën.

Tre të tjerët nuk kanë raporte pozitive me Guardiolën, ata kanë refuzuar mundësinë e rinovimit dhe po mendojnë seriozisht të ndryshojnë ambient në fund të sezonit.

Leave a comment