Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

NASA fotografon “ariun” në Mars

-640-0-1675176484xariu-1-1280x720-542

Një kamera e NASA-s ka kapur fytyrën e një ariu në sipërfaqen e planetit Mars.

Formacioni gjeologjik ka formë të rrumbullaktë, me dy kratere që ngjajnë me sy.

Ndërsa, një strukturë në formë V-je krijon ilizionin e hundës së ariut.

Ndërkohë, në dhjetor, roboti Perseverance i dërguar në Mars ka arritur të regjistrojë zhurmën e një stuhie në planetin e kuq. Stuhia kaloi shumë pranë robotit teksa ai po eksploronte një liqen të lashtë në Mars dhe për shkak se e kishte mikrofonin ndezur, regjistroi gjithçka.

Stuhitë e fuqishme, të quajtura “djaj pluhuri”, janë të zakonshme në Mars dhe janë pjesë e panoramës meteorologjike në këtë planet.

Gjatë misioneve të tjera të robotit të dërguar nga NASA atje, janë mbledhur foto dhe të dhëna për kushtet e motit. NASA madje ka arritur të regjistrojë sinjale sizmike dhe magnetike të krijuara nga “djajtë e pluhurit”. Por deri tani, mungonin zhurmat.

Related Posts

Leave a comment