Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Paralajmërimi i Stoltenberg : Lufta sot në Evropë por nesër ndoshta mund të zhvillohet në Azi

-640-0-1657020139xstoltenberg-y-1280x720-1-1280x720-822

“Pekini vëzhgon me kujdes atë që po ndodh sot në Ukrainë dhe kjo mund të ndikojë në vendimet e tij të ardhshme: ajo që ndodh sot në Evropë mund të ndodhë nesër në Azi”. Kështu deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg , gjatë takimit për shtyp me kryeministrin japonez Fumio Kishida.

Japonia dhe NATO bien dakord se siguria në zonën transatlantike dhe Indo-Paqësorit është “e ndërlidhur” dhe se lufta në Ukrainë nuk është një sfidë “e vetme evropiane”.

“Kina nuk është kundërshtari ynë, por ngacmon fqinjët e saj dhe kërcënon Tajvanin, kështu që ne duhet ta kuptojmë dhe ta trajtojmë këtë sfidë,” shtoi ai.

Leave a comment