Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Një tjetër lojtar largohet nga Franca, shiriti kalon në krahun e Mbappe

-640-0-1675347454xscreenshot-2023-02-02-151706-867

Problemet fizike dhe psikologjike e shtyjnë të tërhiqet nga Kombëtarja e Francës që në moshën 29-vjeçare edhe pse në grumbullimin e arshdhëm do të merrte shiritin e kapitenit.

Pas tërheqjes përfundimtare të Karim Benzema dhe Hugo Lloris, vjen momenti i një tjetër lojtari. Bëhet fjalë për Rafael Varane, i cili ka bërë të ditur se kërkon t’i kushtojë më shumë kohë klubit të Manchester United ku është një nga kolonat e mbrojtjes. Me tërheqjen e Varane, shiritin e kapitenit pritet ta marrë sulmuesi i PSG, Kylian Mbappe.

“Prej disa javësh po e mendoj me kujdes dhe kam marrë vendimin që ky është momenti i duhur për t’u tërhequr nga futbolli ndërkombëtar”, thekson mes rreshtave të lamtumirës ish-mbrojtësi i Real Madrid.

Related Posts

Leave a comment