Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shoqëroi Ervis Martinajn dhe ishte kontakti i fundit para zhdukjes, ish polici Jeton Lami mbetet në burg

-640-0-1675780330xkronik-768

Jeton Lami, ish-efektivi i operacionales i arrestuar për ‘shpërdorim detyre’, pasi shoqëronte të shumëkërkuarin Ervis Martinaj ditën e zhdukjes së tij, do të mbetet në burg.

Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e ish-agjentit të forcave operacionale, i cili kërkonte një masë më të butë sigurie si ajo e arrestit në shtëpi ose detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

Lami cilësohet si personi kyç i cili mund të zbardhë misterin e zhdukjes së Ervis Martinajt. I akuzuar për shpërdorim detyre, ai nuk ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë.

Nga hetimet ka rezultuar se në ditët e para të muajit gusht, Lami ka qenë personi që ka shoqëruar të shumëkërkuarin, Ervis Martinaj me një automjet “Audi A8” nga Tirana drejt Durrësit dhe anasjelltas.

Related Posts

Leave a comment