Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Gërdeci”, Frrok Çupi: Do të arrestohet Berisha dhe familjarë të tij, Mediu është fajtori më i vogël

-640-0-1675163757xcupipng-349

Kur kanë kaluar 15 vite nga tragjedia e Gërdecit, Shkëlzen Berisha, djali i Sali Berishës duket se është përballë padisë së re, nga drejtësia e re.

SPAK, një ditë më parë vendosi dërgimin për gjykim të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediut, ndërkohë njoftoi se ka ndarë çështjen lidhur me procedurën e shitjes së municioneve luftarake.

Por si duhet parë kjo lëvizje e drejtësisë së re? Analisti Frrok Çupi i pranishëm në studion e ABC News, tha se ky është një moment kthesë, i cili përçon mesazhin se askush nuk është i pandëshkueshëm, përfshirë dhe ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjarëve të tij.

Ai nuk përjashtoi mundësinë që mund të ketë persona të arrestuar nga familja e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Ky moment shënon kthesë, të parën, me të rëndësishëm në politikën e drejtësisë. Përfundojnë më në fund kalvaret e shqiptarëve se disa janë të pandëshkueshëm dhe disa të ndëshkueshëm. Përfundon një histori e fshehtë dhe tani dalin të gjitha në shesh.

Mund të shikojmë pas kësaj, një histori të tërë krimesh 30 vjeçare. Jemi para faktit që familja e kryeministrit të korruptuar botërisht do të dënohet në gjyq, dhe padyshim i ndëshkuar, sipas akuzës.

Do të shkojnë në pranga “fajtorë të mëdhenj” të familjes së kryeministrit dhe vetë kryeministrin. Besoj se fajtori më i vogël është ministri që u thirr në SPAK [referuar ish-ministrit Fatmir Mediu]”, tha Çupi.

Related Posts

Leave a comment