Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ka ende shpresë, nxirren të gjalla pas 122 orësh, një 2-vjeçare dhe dy gra

gjalle-1280x720-1-750x375

Nga zonat e prekura nga tërmeti në Turqi vazhdojnë të vijnë të tjera histori shprese. Pas nxjerrjes gjallë nga rrënojat rreth katër ditë pas tërmetit të foshnjës 10-ditëshe dhe nënës së tij, një tjetër lajm i mirë vjen po nga provinca e Hatay. Mediat raportojnë se në këtë provincë, në Antakyas, një vajzë dyvjeçare u nxor e gjallë nga rrënojat pas 122 orësh.

Ndërkohë ekipet e shpëtimit në Turqi nxorën të gjalla dy gra nga rrënojat e ndërtesave të shembura pasi ato mbetën të bllokuara për 122 orë pas tërmetit më vdekjeprurës të rajonit në dy dekada.

Një nga gratë e shpëtuara, Menekse Tabak, 70 vjeçe, ishte mbështjellë në një batanije ndërsa ekipet e shpëtimit e çuan atë në një ambulancë në provincën e Kahramanmaras.

E shpëtuara tjetër ishte një 55-vjeçare e lënduar, i identifikuar si Masallah Cicek, e cila u nxor nga mbeturinat e një ndërtese të shembur në Dijarbakir, qyteti më i madh në Turqinë juglindore.

Leave a comment