Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Kthyen fushën e Sharrës në minierë floriri”- Mesazhi i Berishës para Bashkisë së Tiranës: Revolucioni do të flasë

auto_81676122670

Pas mbylljes së fjalës para Kryeministrisë, Berisha po marshon drejt institucioneve shtetërore. Ai ka bërë ndalesën tek Bashkia e Tiranës, ku dha mesazhin se “revolucioni do të flasë”.

“Njeriu që ka uzurpuar këtë zyrë të nderuar të qytetarëve shqiptarë është një nga hajdutët më të shpifur më të neveritshëm më të patolerueshëm që ka pasur ndonjëherë qyteti.

Veliaj është një nga korruptuesit më të pafytyrë, vjedh ditën e natën qytetarët. S’la të drejtë të hyjë në këtë ndërtesë. Shndërroi Sharrën në minierë floriri, vjedhin çdo qytetarë shqiptar. Ky hajdut vjedh 18 euro në çdo ton. Janë bërë në llogaritë offshore vetëm nga fusha e sharrës 54 milionë euro të vjedhura, është një nga hajdutët më të pamëshirë, ka vendosur taksën për Arsimin, ndërton shkolla me çmim 10 fish krahasuar me çmimin që del nga manualet evropian të ndërtimit të një shkolle.

Duhet nxjerrë nga çdo strofull vendin e ka në burg, vendosni portrete të nxira të këtij hajduti. Ndaj erdhëm sot këtu për ti dhënë mesazhin. Revolucioni do flasë”, tha Berisha.

Leave a comment