Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tërmeti në Turqi, e moshuara nxirret gjallë nga rrënojat pas 212 orësh

-640-0-6441505a7c4b1972fcf9f72f8aa4ff48 (1)

Më shumë se nëntë ditë pasi tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë, ekipet e shpëtimit ende po nxjerrin njerëz të gjallë nga rrënojat.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë publikoi një video që tregon disa persona të ekipit të shpëtimit, duke nxjerrë një grua 77-vjeçare nga rrënojat në qytetin e Adiyaman, rreth 212 orë pas tërmetit.

Ajo u identifikua si Fatma Gungor dhe familja e saj e përqafoi pasi ajo u shpëtua, shkruan CNN.

Një tjetër grua, e identifikuar si 45-vjeçarja Melike İmamoğlu, u shpëtua pas 222 orësh nën rrënoja në qytetin e Kahramanmaras.

Më herët, ekipet në Turqinë jugore thanë se po dëgjonin ende zërat e të mbijetuarve nën rrënoja.

Related Posts

Leave a comment