Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Mund të rikthehem përpara qershorit”, dy klube në garë për Zidane

-640-0-8c777840dd787e07f8da3a08ffa832f4

Zinedine Zidane dëshiron të rikthehet. Trajneri francez qëndron pushim prej qershorit të vitit 2021, kur i dha fund aventurës së dytë në stolin e Real Madrid.

Në një prononcim për Le Figaro, Zizou zbuloi edhe dëshirën e tij të madhe. “Objektivi im është të rikthehem të stërvis. Sot kam kohë të lirë, por nuk ia kam idenë sa do të zgjasë.

Ndoshta kam kohë deri në qershor, por mund të rikthehem në stol edhe më herët”, u shpreh 50-vjeçari francez.

Emri i Zidane u lidh me kombëtaren e Francës, por drejtuesit e Federatës rinovuan kontratën me Didier Deschamps.

Zidane përflitet si pasardhësi i Galtier në pankinën e PSG-së. Ndërkohë, në Itali e do edhe Juventusi, klub ku ka luajtur më parë si futbollist.

Related Posts

Leave a comment