Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pas kërcënimeve, Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike në Detin e Japonisë

-640-0-1676737996xcapture-764

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) mbi detin e Japonisë. Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se raketa u nis të shtunën, fluturoi për 66 minuta dhe u ul në Detin e Japonisë.

.Lëshimi i raketës vjen pasi Pheniani tregoi fuqinë e tij masive ushtarake në një paradë që përfshinte më shumë se një duzinë. Ditën e djeshme Koreja e Veriut kërcënoi se do të hakmerrej ndaj çdo stërvitje ushtarake midis Koresë së Jugut dhe SHBA.

Stërvitjet vjetore të pranverës, të cilat do të fillojnë muajin e ardhshëm, janë krijuar për të ndihmuar në shmangien e kërcënimeve bërthamore në rritje të Koresë së Veriut. Por Pheniani ka këmbëngulur prej kohësh se ata janë duke u përgatitur për të pushtuar Korenë e Veriut, shkruan BBC.

“Kjo seri veprimesh nga Koreja e Veriut kërcënon paqen dhe stabilitetin e Japonisë dhe komunitetit ndërkombëtar dhe është absolutisht e pafalshme”, tha zëdhënësi i qeverisë, Hirokazu Matsuno në Tokio.

Related Posts

Leave a comment