Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Mbyti njërin nga fëmijët dhe goditi një tjetër në fytyrë”, akuza e rëndë për Brad Pitt, aktori ka ushtruar dhunë ndaj Angelina Jolie dhe fëmijëve të tij

-0-500-1660383810x780-0-1423584119angelinadhebrad-226

Angelina Jolie më në fund ka fituar të drejtën për të marrë dosjen prej 164 faqesh që paraqet luftën e saj me Brad Pitt.

Një akuzë mjaft e rëndë që u zbulua për lidhjen e Pitt dhe Jolie, ishte ajo e zënkës në avion gjatë një fluturimi në vitin 2016. FBI më në fund ka lëshuar dosjen prej 164 faqesh për Angelina Jolie, e cila detajon hetimin e tyre për “luftën” që ndodhi në atë avion.

Radar Online raporton se FBI më në fund i ka dorëzuar aktorit një sërë dokumentesh, ndërsa procesi i shqyrtimit të tyre tashmë ka përfunduar. Pitt akuzohet se ka sulmuar fizikisht Jolie në një udhëtim nga Franca në Los Anxhelos. Jolie ishte e pakënaqur me cilësinë e hetimit të FBI-së për atë që ndodhi në avion. Sipas Jolie, aktori kishte sulmuar atë dhe fëmijët e tyre. Avokati i Jolie u shpreh: Pitt e mbyti njërin nga fëmijët dhe e goditi një tjetër në fytyrë, gjithashtu e kapi Jolie nga koka dhe e tundi atë.

Asnjë akuzë penale nuk u ngrit kundër Pitt, gjë që detyroi Jolie të paraqiste një Kërkesë për Lirinë e Informacionit, duke shpresuar të zbulonte se pse FBI kishte arritur në këtë përfundim. Avokati vazhdoi duke thënë se: Mohimi i vazhdueshëm i atij informacioni për Jolie ka penguar dhe vazhdon të pengojë përpjekjet e saj për të marrë për fëmijët e saj kujdesin e nevojshëm të vazhdueshëm dhe kujdesin mjekësor.

Related Posts

Leave a comment