Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Nuk e përballon dot fushatën”, Nikollë Lesi: Ja kush e fiton Bashkinë e Tiranës

-640-0-lesi-810x540

Gazetari Nikollë Lesi thotë se kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi nuk e përballon dot fushatën për zgjedhjet e 14 majit dhe sheh si fitues kryebashkiakun aktual, Erion Veliaj.

Nikollë Lesi u shpreh se Këlliçi nuk e mposht dot Veliajn, pasi nuk është fytyra e një opozitë të re.

Sipas Lesit, Këlliçi është kandidat potencial për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike pas Sali Berishës.

“Që të jem korrekt me vetveten, Belind Këlliçi është djalë i mirë, nuk është djalë i akuzuar, nuk e përballon këtë fushatë, e kam thënë me kohë, nuk e gëlltit Erion Veliajn.

Ai është një kandidaturë potenciale për kryetar të Partisë Demokratike pas Berishës, por besoj se do jetë pak vonë, pas 4-5 vitesh se nuk e dorëzon kollaj Berisha.

Ai ka vënë shishen e qumështit në radhë për kryetar të Partisë Demokratike. Po të kishte një opozitë të re, të fortë nuk do ishte me Erion Veliajn, do kishte një fytyrë tjetër. Por me këtë opozitë, me këto emra që janë, Erion Veliaj e ka të fituar Tiranën. Beteja për Tiranën ka mbaruar”, theksoi ai.

Related Posts

Leave a comment