Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Këlliçi vetëshpallet kandidat për Bashkinë e Tiranës: Mezi po pres të përballem me Veliajn

-640-0-1656003067xkellici-518

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi nuk ka përjashtuar mundësinë për kandidat në Bashkinë e Tiranës.

Këtë e tha në një intervistë për Euronews Albania, kur u pyet se a është i gatshëm të jetë përballë kryebashkiakut Erion Veliaj në zgjedhjet lokale të vitit 2023.

“Gjykoj se çdo politikan në opozitë sot, mesi do e priste një betejë me Erion Veliajn, aseti më i madh që ka PD në këtë betejë të ardhshme është Erion Veliaj, është kryabashkiaku më i dobët që ka nxjerr pluralizmi shqiptar dhe është hipokriti më i madh që mund të ketë ekzistuar në politikën tonë. Uroj që të jetë Veliaj në garë dhe askush tjetër”- tha Këlliçi.

Nga ana tjetër, pak ditë më parë në një intervistë për Euronews Albania, Edi Rama tha se aktualisht, Partia Socialiste nuk ka kandidaturë më të mirë se kryebashkiaku Erion Veliaj, për zgjedhjet e ardhshme lokale në Tiranë.

Sakaq nga opozita ish-deputeti demokrat Gert Bogdani u shpreh se nëse lidershipi i PD-së do ta vlerësonte, ai do ta pranonte që të ishte kandidat për Bashkinë e Tiranës.

Related Posts

Leave a comment