Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shqipëri U16–Itali U-16, miqësore jashtë fushe. Anëtarja e KE, Anila Basha: Futbolli na bashkon dhe na sjell emocione të forta

pritja_ambasada_italiane_anila_basha_kombetarja_u16-2048x1365

as ndeshje miqësore Shqipëri U-16 – Itali U-16, që u luajt të martën pasdite në stadiumin kombëtar “Air Albania”, Ambasada Italiane në Shqipëri organizoi një pritje ku ishin të ftuar të gjithë futbollistët, stafet e dy ekipeve kombëtare, përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit, anëtarë të Komitetit Ekzekutiv si edhe pjesëtarët e stafit të Kombëtares A me trajnerin Silvinjo dhe ndihmësit e tij, Pablo Zabaleta e Doriva.

Pritja rezervoi një atmosferë të shkëlqyer, njësoj si edhe atmosfera e krijuar në stadium gjatë ndeshjes, ku pati shumë tifozë shqiptarë dhe italianë.

Në fjalën e mbajtur gjatë këtij eventi, anëtarja e Komitetit ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha, përmendi lidhjet historike që ekzistojnë në futboll prej gati një shekulli me Italinë dhe përmendi disa prej figurave të famshme shqiptare, të cilët kanë luajtur në Itali.

“Kur nëntorin e kaluar ne luajtëm atë miqësore me Italinë në stadiumin ‘Air Albania’, që është edhe xhevahiri ynë infrastrukturor, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka tha: Kjo nuk është një ndeshje miqësore, kjo është një ndeshje vëllazërore. Nëse do të shikoni historikun e marrëdhënieve që kemi pasur duhet ta kuptoni që nëpërmjet futbollit ne kemi pasur shumë lidhje. Edhe që të gjithë ju të rinjtë e sotëm, duhet ta dini që këto marrëdhënie kanë filluar që në vitin 1938, kur për herë të parë dy kampionët në fuqi atë kohë, Tirana dhe Bari luajtën një ndeshje miqësore edhe pse ishte kohë luftërash. Dhe pastaj kemi vazhduar, ne ju kemi dhënë futbollistë të mirë në të ato kohë.

I pari ka qenë Riza Lushta, shqiptari i parë që luajti në Seria A me Barin e më pas me Juventusin. Pastaj ka qenë Naim Kryeziu, tjetër shqiptar që u aktivizua me Romën, ka qenë një talent që bëri histori edhe me klubin italian për të vazhduar më tej me kapitenin e Kombëtares shqiptare, Loro Boriçi, i cili ka luajtur me ekipin e Lazios për disa vite me radhë. Por edhe ju italianët na keni dhënë në fakt. Për shembull, portieri i parë i kombëtares shqiptare ka qenë një italian dhe ai quhet Giacomo Pozelli, ka luajtur deri në vitin 1949 me kombëtaren shqiptare”, – tha znj. Basha, teksa duke folur për historinë e futbollit mes dy vendeve pas rënies së diktaturës, theksoi se futbolli na bashkon dhe na sjell emocione të mëdha.

“Diktatura nuk na lejoi që të kishim më ndeshje, që të kishim shkëmbime e miqësi me njëri-tjetrin, por gjithçka u rikthye në vitin 1990, ku pati një ekspansion të gjerë të shqiptarëve në Italia dhe vitin 2000 i pari futbollist shqiptar që u transferua në Itali ishte Erjon Bogdani. Pas tij ishte Igli Tare dhe sot ne furnizojmë Italinë me shumë futbollistë, ka shumë të rinj shqiptarë që vijnë dhe luajnë në kampionatet tuaja dhe kjo është një prej pjesëve tona të suksesit. E them këtë sepse futbolli veçse na bashkon, sjell emocione të përhershme. Kam edhe një mesazh për djemtë tanë, sot u rrëzuat, por mos e humbni asnjëherë kurajon për t’u ringritur sërish. Ambsadorit Bucci, përveçse i sjell përshëndetjet e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i them që këto aktivitete dhe këto bashkëpunime i çojnë përpara përpjekjet që ne bëjmë për qoftë për të kujtuar brezat e dikurshëm, qoftë për gjeneratën e re”, – tha anëtarja e KE-së së FSHF-së.

Ndërsa, Ambasadori i Italisë në Shqipëri, z. Fabrizio Bucci, komplimentoi të dyja skuadrat për paraqitjet dhe për lojën e bukur që shfaqën në fushë, ndërsa falënderoi edh të dyja federatat për organizimin e këtyre miqësoreve.

“Ju faleminderit për paraqitjen e sotme dhe për emocionet që na dhuruat. Ju falënderoj për këtë ditë të bukur sporti, sepse futbolli bashkon popujt dhe vendet. Ju përfaqësoni Italinë dhe Shqipërinë, por kur jeni në fushë ju thjesht jeni disa djem që doni të argëtohen, duke kaluar disa orë me futboll. Dua të falënderojë të dyja federatat që organizuan këtë ndeshje, në nëntor të viti të kaluar ne kishim Kombëtaren A të Italisë këtu në një tjetër ndeshje miqësore dhe ishte një atmosferë shumë e bukur”, – tha Ambasadori i Italisë, duke shtuar më tej: – “Ndoshta prej djemve të kombëtares italiane janë këtu për herë të parë, por do ta kuptoni menjëherë se sa të afërt janë dy vendet tona. Shqipëria është një nga ato vendet ku një italian nuk ndihet sikur ishte si i huaj, këtu është shtëpia juaj falë edhe kësaj miqësie dhe marrëdhënieve të veçanta që ekzistojnë mes Italisë dhe Shqipërisë. Ju keni luajtur në transfertë por ishte njëlloj si të luanit në shtëpi, sepse Shqipëria është njësoj si shtëpia jonë, ashtu si edhe Italia është si një shtëpi për shqiptarët”, – theksoi z. Bucci.

Shqipëria U-16 do të luajë edhe një miqësore të dytë me Italinë U-16 më datë 23 shkurt në stadiumin “Elbasan Arena”, duke filluar në ora 12:00.

Related Posts

Leave a comment