Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Wanda Nara flet për Icardin: Ma rrëmbeu zemrën me një çantë 300 mijë euro, u dashurua teksa po bëja makarona

download (24)

Konfliktet dhe akuzat e tyre për tradhti pushtuan mediat rozë në të gjithë botën, por tashmë Wanda Nara është sërish në krahët e futbollistit Mauro Icardi, pjesë e Galatasaray-t në Turqi.

Në një intervistë të fundit për mediat italiane, modelja ka rrëfyer gjithçka për marrëdhënien me ish-sulmuesin e Interit dhe jo vetëm.

“Mauro më rifitoi duke më dhuruar një çantë 300 mijë euro. Mauro Icardi është burri im. Shpresojmë të jemi bashkë për gjithë jetën. Ai ra në dashuri me mua jo në një lokal nate, por kur po bëja makarona me gjalpë dhe isha me pizhame. Aktualisht jemi shumë të lumtur në Turqi. Jemi mirë në Stamboll”, tha modelja.

Më tej, ajo foli edhe për lajmet e përhapur se ka pasur në të shkuarën një lidhje me Maradonën.

“Historia me Maradonën nuk është e vërtetë. Unë kurrë nuk kam shkuar me të. Kemi pasur vetëm miq të përbashkët. E kuptova se ajo gjë më bëri të famshme. Nuk e kam takuar kurrë Brozovicin. Ne thjesht jetonim në të njëjtin apartament me të”, tha modelja.

Related Posts

Leave a comment