Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Lihet në burg “spiunja” ruse, avokati Visha: Mjerë kush gjykohet sot

-640-0-b5fe501d8537da2fa948b3719688e83b

Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e prokurorisë për zgjatjen e masës së sigurisë “Arrest me burg” për Svetlana Timofoeva.

Avokati i ruses, Saimir Visha deklaroi për mediat se ky është një vendim i padrejtë dhe në kundërshtim me ligjin pasi afati i paraburgimit për Timofoevën ka përfunduar në datën 20 shkurt.

Vishaj u shpreh i skandalizuar edhe për vendimin tjetër që lidhet me kërkesën për të ndryshuar gjyqtaren e çështjes.

Kjo është një kërkesë që sipas Vishajt duhej të trajtohej nga gjykata e Apelit dhe jo nga një gjyqtare e një niveli tjetër si e Shkallës së Parë.

“Të mbahen tre të huaj jashtë afatit që ka mbaruar që më 20 shkurt, tregon se mjerë ata që po gjykohen sot”, tha Vishaj.

Related Posts

Leave a comment