Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

24 shkurt – 40 vite pa Mikel Zavalanin

331501459_587439746771288_3365008070238756979_n
Intelektual i Shquar dhe Përkthyesi i Jashar Qemalit! …Po risjell shkrimin nga Raimonda Moisiu
Në historinë e një kombi, të letrave shqipe, të idealit, për komb e atdhe, te patriotizmite atdhedashurisë, te lidershipit popullor, njerëzit që kanë bërë historinë, njerësit e letrave shqipe, njerësit që vlerat e kombit i kanë transformuare trashëguar ndër breza në vlera kombëtare, shpirtërorë,atdhetare, edhe vetë janë shënndruar në vlerë qytetarie,në më shumë se një figurë popullore, meritojne një nderim,një kujtim,një obligim shpirtëror dhe moral,për t’i sjellë në ditët e sotmë, “të gjallë”,si dikur.Këta njerës meritojnë falenderime të përzëmërta e mirënjohje të ciltër e të dlirë.Nje obligim sa shpirtëror e qytetar,sa ntelektual e atdhetar,ne brezi i tashëm i Korcës sonë,i detyrohemi figurës të liceistit ” francez” -korcar,intelektualit të shquar,patriotit,atdhetarit,autorit të disa librave,të apasionuarit pas letërsisë,përkthyesi i Jashar Qemalit,shkrimtarit bashkëkohor turk dhe i propozuar disa herë për cmimin Nobel, i detyrohemi atij ” burri zotni” si e thërrisnin bashkëqytetarët e bashkëkohasit e tij – Mikel Lytfi Zavalanit.Me penën e tij studiuese,publicistike,përkthyese,stilin e kontributin e tij të cmuar,aftësite depërtuese,sinqeriteti,entusiazmi,humori e shpirti i mirë i tij,na ka falur kohë nga koha e tij,duke i bashkërenduar ngjarjet në kohë,që edhe kur i rilexon sot të befasojnë për aktualitetin e tyre,të impresionojnë,-por janë edhe një ndihmesë vleresuese.Veprat, shëmbujt e krijimtarisë dhe dorëshkrimet e Mikel Zavalanit janë gjithpërfshirëse,kanë ndryshuar,nga koha në kohë,por me një kredibilitet të cmuar,njësoj si në fillimet e krijimtarisë së tij, – i vendosur dhe i vëmëndshën, vetkërkues e i vetedijshëm përcka shkruante- duke na lënë një kontribut të freskët e të patjetërsueshëm – për kujtesën e kohës që jetoi-ose së paku të projektuara në atë ideal që besonte.Me mirënjohjen tonë,ne i detyrohemi në pasqyrimin në fokus,të kësaj figure,popullore,modeste e të shquar -sipas ndryshimeve dhe zhvllimeve të ” epokave”-i cili me bujarinë e përkushtimin intelektual,së bashku më njerësit e tjerë të letrave shqipe -“projektoi “Golden Generation ” jo vetëm për Korcën tone,historikun e saj,por edhe të letërsisë dhe letrat shqipe, që duket sikur na thonë : -Për të mos i lënë në harresë! Ky kontribut në të gjitha fushat e letrave shqipe ishte jo vetëm një ndihmesë e pashmangëshme – por edhe e domosdoshme e të pazvëndeësueshme për tu sjellë në kohën e duhur! Ne 25 vjetorin e vdekjes së Mikelit,ky rikuem,le te jete nje homazh per kete bir dhe intelektual të shquar të Korcës,në 25 vjetorin e ndarjes nga jeta.
Fëmijëria dhe formimi intelektual
Mikel Zavalani lindi më 25 Mars 1919,në Vodenë të Greqisë (Sot Edesa) në një familje intelektuale,me tradita atdhetare e patriote,me origjinë nga Dangëllia e Kolonjës -Përmet.I ati i Mikelit,Lytfi Zavalani ka qënë një nga gazetarët e parë të dhjetëvjecarit të parë të shekullit të kaluar,e pikerisht,Kryeredaktori i të parës gazetë në gjuhën shqipe që doli në Korcë,në vitet 1908-1910,kur Shqipëria ishte nën perandorinë osmane.Drejtor i gazetës në fjalë ishtë publicisti i shquar korcar,Sami Pojani.Xhaxhai i Mikelit – Menduh Zavalani -alias- Dume Zavalani-njihet në historinë e Shqipërisë si një prej udhëheqësve të kryengritjes shqiptare antiosmane,në Shqipërinë juglindore,nga vitet 1909 deri më 28 Nëndor 1912,ditë që përkon më të Shpalljen e Pavarësisë,në Vlorë nga Ismail Bej Vlora.Dume Zavalani me kontributin dhe veprën e tij u përjetësua në historinë e Shqipërisë si një atdhetar e patriot.Sot një rrugë në qytetin e Korcës mban emrin e tij.Në vitin 1921,familja e Lytfi Zavalanit rivendoset në Korcë,ku Lytfiu do të ushtronte disa funksione administrative, në prefekturën e Korcës,si nënprefekt i Qarkut të Korcës dhe më pas Kryefinancier i Qarkut.Për ndjenjat e tij antizogiste,Lytfiu do të pushohet nga puna dhe me vështirësi,e me ndërhyrjen e ndihmën e disa miqve të tij,u emërua Inspektor i studentëve shqiptarë në Monpeljë,të Francës,nga vitet 1928-1929..Fryma intelektuale,atdhetarizmi,patriotizmi që zotëronte familjen Zavalani do të ndikonin shumë në formimin intelektual e patriot të Mikelit.
Studenti i Liceut Francez dhe kontakti më idetë komuniste të kohës
Në vitin 1930 Mikeli fillon studimet në Liceun Francez të Korcës, në qytetin ku familja e tij u vendos përgjithmonë.Që në vitin e parë akademik shkollor rezultatet ishin të shkëlqyera dhe ai kreu studimet e plota deri në vitin 1939,duke u diplomuar në dy Bakalorate.Gjatë kohës në Liceun francez,Mikeli ra në kontakt me idetë komuniste të kohës,dhe në vitin 1937 u pranua në Grupin komunist të Korcës,Në të njëjtën klasë me të ishte edhe një numur liceistëh që përqafuan idetë e majta,si:Deshmori Fuat Babani,Dhimitër Skëndi,Teodor Sterjo,Anesti Havjari,Skënder Vila,Behar Shtylla,etj.Mbas mbarimit të Liceut francez,Mikeli shkoi për të vazhduar studimet e larta në Bolonjë të Italisë.Aty djaloshi liceist korcar merr kontakt me studentë të tjerë revolucionarë,që ishin përfshirë në levizjet antifashiste,kundër,rregjimit fashist të Benito Musolinit.Shquhet pëer veprimtarinë e tij antifashiste dhe së bashku me disa bashkëstudentë shqiptarë,refuzon të bëjë betimin para flamurit fashist.Ndërpret studimet e kthehet në atdhe.
Përfshirja në lëvizjen nacional-clirimtare dhe tërheqja me dinjitet nga kjo levizje
Sa kthehet ne Korcë,Mikeli si një antifashist i flaktë,do të përfshihet në lëvizjen nac-cli,ku do të krijojë një miqesi dhe lidhje te ngushtë,në sajë të idealit për atdhe,të idealit antifashist,me personalitete të Luftës nac-cli, si: Nako Spiru,Nexhip Vincanin,Pëllumb Dishnicën,Dhimitër Skëndin etj.Në shtator 1943,ka qënë një nga organizatorët e Demostatës së Madhe antifashiste në Korcë.Në këtë demostratë u vranë 59 veta dhe u plagosën rreth 110 te tjerë.Për këtë shkak,Demostrata u cilësua si e paorganizuar mirë nga Qarkori i Korcës. Dhe duke u prekur në dinjitet,ideal dhe në shpirt për shokët që vrarë në demostratë,Mikeli tërhiqet nga levizja antifashiste,por gjithmonë duke mbetur një atdhetar antifashist. Mosorganizimi i mirë i demostratës do ta ndiqnin si hije tërë jetës e nuk do t’i falej nga rregjimi komunist që u instalua në Shqipëri mbas 1944.
Burgosja dhe pushimi nga puna
Në vitin 1946 filloi punë në Gjimnazin e Korcës si pedagog i gjuhës e letërsisë,por mbas një viti pushohet e burgoset nën frymën e luftes klasore.Në vitin 1949 -1950,burgoset për herë të dytë dhe për mungesë provash shpallet i pafajshëm.Me shumë vështirësi,hyn në arësim,përsëri,dhe deri në vitin 1957 punoi sa në qytet dhe fshat.I apasionuar pas letërsisë dhe shumë arësim -dashës,nga viti 1959-1962 kreu studimet e larta për Gjuhë -letërsi,me rezultate të shkëlqyera,në sajë të të cilave,filloi punë si drejtor në shkollën e mesme pedagogjike ” Petro Nini Luarasi”,në Korcë,nga viti 1962-1974,vit kur doli edhe në pension.
Krijimtaria e Mikel Zavalanit
Në Nëntor 1972 ishte një ndër katër delegatët e rrethit të Korcës,në Kongresin e Drejtshkrimit të gjuhës shqipe,në Tiranë. Shkroi e botoi disa artikuj mbi gjuhën dhe historinë në revistën ‘ Studime historike”,gazetën ” Mësuesi”,dhe organe të tjera në shtypin e kohës.Përktheu nga frëngjishtja romanin ” Shtylla” të shkrimtarit të shquar turk,bashkëkohor dhe i propozuar disa herë për cmimin ” Nobel”,JASHAR QEMAL.Libri e pa dritën e botimit në vitin 1975.Libri i përkthyer me mjeshtëri,pati shumë sukses dhe morri vlerësime nga kritika letrare e kohës dhe publiku lexues.Duke mbetur gjithmone i rritur,i edukuar,e ushqëyer me ndnjenjat patriotike,atdhetare e dashuri per atdheun e trojet shqiptare në Kosovë,të cilën kishte dëshirë ta shikonte të pavarur,Mikeli e ka materializuar në një letër testament që ja ka lënë djalit të tij të vetëm,Gjergji Zavalanit, deshirë e testament qe u realizua pas 25 vjetëve të vdekjes të intelektualit të shquar korcar,Mikel Lytfi Zavalanit.Amanetin nuk e tret dheu!-thotë populli ynë.Historia përseritet! Personazhet janë atdhetarë e patriotë,njerës që dashurinë për atdheun e kombin e shprehin në forma të ndryshme.Në 28 Nëntor 1912,,familja Zavalani,si një familje patriote dhe atdhedashëse në ballë të kryengritjeve kundër perandorisë osmane,do të ishtë pjesëmarrëse,ne evenimentin historik të Shpalljes së Pavarësisë,në Vlorë,përkrah Ismail Bej Vlorës,të përfaqësuar nga patrioti dhe atdhetari Dume Zavalani,ndërsa më 17 shkurt 2008,familja Zavalani do të ishte pjësëmmarëse në Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës,nga nusja e djalit të Mikelt,një ndër 26 gratë e shquara në botë,intelektualja e mirënjohur,Kozeta Zavalani,për të përmbushur amanetin,dëshirën dhe testamentin që Mikeli -si e cituam më lart,ja ka lënë,djalit të tij.Vdiq më 25 shkurt 1983 mbas një infarkti akut të mediokartit.U varros me nderime,respekt qe ju bënë nga familja,të afërmit,shokët e miqtë e shumtë,lexuesit e tij te shumtë,dashamirësit qytetarë korcarë,por i braktisur nga autoritet zyrtare të kohës.Më shumë se kurrë ne brezi i arshshëm i Korcës sonë shprehim nderim dhe respekt për veprën,krjimtarinë dhe kontributin e intelektualit të shquar,këtij përkthyesi të Jashar Qemalit, për figurën aq universale të Mikel Lytfi Zavalanit,që do të mbesë e pavdekëshme!!
Nga Raimonda Moisiu

Leave a comment