Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Lufta Ukrainë-Rusi/ Kremlini i quan “absurde” sanksionet e reja të BE-së

-640-0-1655548849xsanksione-300

Kremlini i ka cilësuar si “absurde” sanksionet e reja të vendosura nga Bashkimi Evropian kundër Rusisë që synojnë 121 individë dhe organizata.

“E gjithë kjo është absurde. Ne zbulojmë se ata vendosin sanksione kundër kujtdo  vetëm për të bërë lista të reja,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke siguruar se sanksionet nuk janë aspak një problem.

Në të njëjtën kohë, Kremlini konsideron se plani i promovuar nga Kina të premten për të zgjidhur luftën në Ukrainë “meriton vëmendje”, por “për momentin, kushtet për një zgjidhje paqësore nuk ekzistojnë”.

“Ne po shqyrtojmë me shumë kujdes planin e miqve tanë kinezë. Ky është një proces i gjatë. Operacioni special ushtarak vazhdon,” tha Peskov, një vit pas pushtimit rus të Ukrainës dhe pengesave të njëpasnjëshme për forcat ushtarake ruse.

Related Posts

Leave a comment