Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

FOTOT: Tym, flakë dhe kaos në Greqi, pamje nga përplasja e trenave ‘kokë më kokë’

-640-0-1677663848x15-372 (1)

Një tragjedi ka ndodhur në Larisa të Greqisë ku pas përplasjes së dy trenave kanë mbetur të vdekur 38 persona dhe janë plagosur 85 të tjerë.

Mes të plagosurve ka pasur edhe fëmijë të moshave 6-7 vjeç dhe 53 prej tyre po marrin ndihmën mjekësore në spital, ndërsa 32 të tjerë kanë shpëtuar pa dëmtime të shumta.

Sipas të dhënave të publikuara nga mediat greke, aksidenti hekurudhor ndodhi në hyrje të luginës së Tempes, ku një tren pasagjerësh që udhëtonte midis Athinës dhe Selanikut me 350 pasagjerë në bord u përplas me një tren mallrash pranë qytetit të Larisës. Mësohet se përplasja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme.

Zjarrfikësit janë përqendruar aktualisht në dy vagonët e parë të trenit të pasagjerëve të cilët janë përmbysur dhe nxjerrja e tyre është edhe më e vështirë.

Dhjetëra oficerë policie dhe 150 zjarrfikës morën pjesë në operacionet e shpëtimit. Rreth tridhjetë autoambulanca ishin gjithashtu në vend. Dy spitale në zonën e Larisës janë hapur për të akomoduar të plagosurit e shumtë, 25 prej të cilëve thuhet se janë në gjendje të rëndë.

Related Posts

Leave a comment