Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tjetër vrasje në Tiranë, 31-vjeçarja ekzekutohet në oborrin e banesës

-640-0-1673531965xpolicia-485

Një tjetër vrasje ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz. Policia bën me dijen se është vrarë me armë një 31-vjeçare.

Zëdhënësi i policisë së shtetit, Gentian Mullai në një prononcim për mediat deklaroi se autori është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa janë ngritur pika kontrolli në zonë për arrestimin e tij.

Njoftimi i policisë:

Ndërkohë, në Kamzë, në rrugën “Besëlidhja”, në rrethana ende të paqarta, në oborrin e banesës, është vrarë me armë zjarri shtetasja Etleva Kurti, 31 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.
Informacion me të detajuar do të japim në vijim.

Leave a comment